Kampi i Gjadrit

Bota

Marrëveshja me Italinë/ Media italiane ngre dyshime mbi ‘fatin’ e 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit

28 Prill, 22:11| Përditesimi: 28 Prill, 23:02

  • Share

Media italiane “La Stampa” raporton këtë të hënë se nga 41 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, kanë mbetur vetëm 25.

artikull thuhet se mungesa e 16 emigrantëve është konstatuar nga eurodeputetja italiane e Partisë Demokratike, Cecilia Strada, dhe deputetja në Itali po e kësaj partie, Rachele Scarpa, gjatë një vizite në kampin e emigrantëve në Gjadër.

Strada dhe Scarpa shprehen se një person u dërgua në Shqipëri më 11 prill pasdite dhe u kthye në Itali më 12 prill në mëngjes, pa hyrë fare në CPR. Për 15 personat e tjerë mungesë, ato besojnë se 6 janë rikthyer në Itali për shkak të mungesës së konfirmimit të masës së ndalimit, 5 janë kthyer pas vlerësimit se, për shkak të episodeve të vetëdëmtimit ose problemeve shëndetësore, nuk ishin të përshtatshëm për jetesë në vende të mbyllura, 4 janë riatdhesuar në vendet e origjinës.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?