Deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas lajmeve se në mbledhjen e përbashkët me deputetët e Bardhit dhe Berishës, ka kundërshtuar dërgimin në Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë, duke thënë se neverit kolegët që bënë publik qëndrimin e tij. Marrëveshja, përplasi në distancë me Berishën e Bardhin edhe Lulzim Bashën, I cili tha se dërgimi në Kushtetuese I marrëveshjes, është nismë e PD.
Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese e marrëveshjes me Italinë ka përplasur deputetët demokratë.
Dalja e emrit të tij, si i vetmi që ka kundërshtuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kësaj marrëveshje në mbledhjen me dyer të mbyllura të deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, të mbajtur të enjten në kryesinë e Kuvendit, ka irrituar Tritan Shehun, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, tha se neverit kolegët që bënë publik qëndrimin e tij.
“Neveri per „skuthat e cimkave”! Tipike këto metoda për “brumbujt” frikacakë, që janë mësuar vetëm të zvarriten. Dhe që nga “balta” ku janë zhytur kërkojnë të “pickojnë” me lart…. Unë vleresimet e mia negative për atë marrëveshje mbi refugjatet i kam bere publike, qe oret e para te publikimit te saj e ne vazhdimesi, ne menyre konstante. Ashtu si ne vazhdimesi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo.”- shkruan Shehu.
Marrëveshja, përplasi në distancë me Berishën e Bardhin edhe Lulzim Bashën, i cili tha se dërgimi në Kushtetuese i marrëveshjes, është nismë e PD zyrtare.
Demokratët e Lulzim Bashës por edhe Rithemelimi i Sali Berishës kanë vendosur ta dërgojnë në Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për të sjellë në Gjadër të Lezhës emigrantët nga vendet e treta që kërkojnë azil në vendin fqinj.
Kreu i Rithemelimit është telefonuar dhe nga zv kryeministri Italian Antonio Tajani i cili e ka kritikuar mbi qëndrimet për këtë marrëveshje.
Po ty Tritan ku te paska pickuar grereza,qe nuk te vjen mire te te dale emri?! /Kunder emigranteve/ e njekohesisht pro /Italise mike/?! Nese eshte dikush /skuth/ e /brumbull/,ne kete rast je ti Tritan Shehu! Hedh gurin e fsheh doren!
PërgjigjuInteresat kriminale+korruptive aktuale dhe te mëhershme te establishmentit politik te pozitë+opozitë dalin herembashere mbi uje si maja ajsbergu,si ne rrastin kokret dhe ketu nuk ka ndonje çudi apo kuvli tjeter.
Përgjigju