TIRANE- Pak ditë para se të prekë tokën shqiptare kryeministrja italiane ka përcjellë një tjetër mesazh vlerësimi për kryeministrin Edi Rama me të cilin firmosi marrëveshjen për strehimin e emigrantëve të nisur nga veriu i Afrikës.
Gjatë fjalës së saj dje në një takim elektoral në 'Piazza del Popolo' në Romë, Meloni u tha mbështetësve të saj se kryeministri Edi Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.
“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.
Kryeministrja Giorgia Meloni do në jetë në Shqipëri më 5 qershor për të parë nga afër strukturat që po ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër, aty ku punimet vijojnë.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.
Pse vetem nje perqafim? Ju a japim falas po t'a doni kaq shume, t'a mbani e t'a keni me shendet,ne te fundit quheni si tuajin!
Përgjigju