Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ me gazetarin Ilir Babaramo thotë se marrëveshja me Italinë për emigrantët dëmton imazhin e Shqipërisë. Salianji tha se e paraqet Shqipërinë si një vend të botës së tretë, pasi qëllimi kryesor i marrëveshjes është dekurajimi i emigrantëve me qëllim që të mos nisen drejt Italisë pasi do përfundojnë në një vend si Shqipëria.
“Ne s’kemi bërë akuzë që është marrëveshje kurruptive. Atë që thoshte gazetari italian thoshte që e ka marrë tenderi me fond limit, një kompani pulieze me pronar i dënuar për falsifikim po për punë tenderësh. Pritet në nëntor të shohim nëse do mbyllet. Mund të jetë një element progandistik, duke u përdor si gogol. Po qe se niseni për Itali do përfundoni në Shqipëri. Elementi më i rëndësishëm i këtyre marrëveshjeve është dekurajimi, Italia të thotë po u nise për Itali do përfundosh në Shqipëri, është dëmtim i imazhit si vendi botë së tretë. Qëllimi është që t’iu thuhet emigrantëve afrikanë mos u nisni se do përfundoni këtu.
Lajmi kryesor:
Emisioni i RAI 3, Salianji në '5 Pyetjet': Dëmton imazhin e vendit, qeveria Rama turp për Shqipërinë! Muça: Qëllimi të godasin Melonin
SI.E.//ReportTv.al