Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, Hasani: Këmbëngulje 10 vjeçare e qeverisë shqiptare

6 Shkurt, 13:45| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:34

  • Share

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka dalë në një konferencë për gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve. 

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mbi domethënien e kësaj marrëveshje në aspektin politik, Hasani tha se kjo tregon që marrëdhëniet mes 2 vendeve janë gjithmonë e më të afërta si dhe shtoi se për një arritje të tillë ka pasur një këmbëngulje nga qeveria shqiptare që prej disa vitesh. 

“Kjo marrëveshje është negociuar në detaje dhe kjo marrëveshje tregon që marrëdhëniet tona janë gjithnjë e më afër. Ndoshta do të krijojë edhe kushte shumë më të mira . Krijimi i këtij ambienti pozitiv për njerëz që kanë sakrifikuar shumë është padyshim arritje shumë e madhe. Ka pasur një insistim 10-vjeçar nga qeveria shqiptare që në çdo konferencë pika kryesore ishte firmosja e marrëveshjes. Insistimi dhe presioni pozitiv ka qenë konsistent dhe rezultatet sot janë këto”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?