Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Braçe: Greqia duhet të ndihet keq, po mohon një të drejtë për punëtorët shqiptarë atje

6 Shkurt, 22:20| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:51

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore, të firmosur ditën e sotme, mes Shqipërisë dhe Italisë, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.   

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Braçe shprehet se kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët që kanë punuar prej vitesh në Itali, si dhe ka theksuar se meritat i takojnë qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, për këtë marrëveshje historike.

Po ashtu, deputeti socialist ka nënvizuar se kjo ditë duhet të jetë moment reflektimi për Greqinë, pasi akoma po mohon me vetëdije një te drejtë themelore ekonomike për punëtorët shqiptarë, të cilët kanë një kontribut të pamohueshëm në ekonomike greke.

“PENSIONET TUAJA;

TE GJITHE ATA SHQIPTARE QE JANE KETU, KANE KONTRIBUAR KETU POR EDHE NE ITALINE FQINJE ME PUNEN, MUNDIN E SAKRIFICAT E TYRE;

TE GJITHE ATA SHQIPTARE QE JANE NE ITALI, KANE KONTRIBUAR ATJE ME PUNEN, MUNDIN E SAKRIFICAT E TYRE POR EDHE KETU, NE SHQIPERINE KU KANE PUNUAR E SAKRIFIKUAR PO AQ;

KANE DITEN E TYRE, DITEN E MIRE:

U NJOHEN KONTRIBUTET E TYRE NE SIGURIME SHOQERORE NE TE DYJA VENDET, U NJOHEN PENSIONET E TYRE

U njoh nje e drejte themelore e lidhur ngushte me PUNEN!

Dua ti njoh meriten kryeministrit Rama dhe qeverive qe ne keto 10 vite ngulmuan kaq shume dhe zgjidhen nje problem kaq te madh; partnereve te tij italiane, te gjitheve deri tek keta te sotmit-politike dhe egzekutive, qe ju pergjigjen permbushjes se kesaj te drejte!

Ne ane tjeter;

NJE DITE E TILLE, DUHET TE JETE SA ME PARE PER TE GJITHE SHQIPTARET QE NE 32 VITE KANE PUNUAR ME MUND E SAKRIFICA ENORME, KANE KONTRIBUUAR NE EKONOMINE GREKE!

Eshte vendi ku ne nuk gjejme partnere prej 32 vitesh per kete ceshtje; ESHTE NE VAZHDEN E MOHIMIT TE NJE MALI ME TE DREJTA PER PUNETORET SHQIPTARE ATJE!

Besoj GREQIA eshte e qarte:

PO MOHON ME VETEDIJE NJE TE DREJTE THEMELORE EKONOMIKE PER PUNETORET SHQIPTARE!

Besoj se GREQIA ndihet keq sot, SHUME SHUME KEQ!

JO VETEM NE RAPORT ME SHQIPTARET, POR MBI TE GJITHA ME TE DREJTAT; NJE VEND I PADREJTE NE KETE ASPEKT JETIK PER CDO PUNETOR!”,- shkruan Braçe.

K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?