Marrëveshja me Italinë për pensionet, Nikolla: Sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve, u shërben qytetarëve

6 Shkurt, 19:26| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:30

  • Share

1707244224_16856018341662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet firmosjen e Marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Marrëveshja për  njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve. Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo Marrëveshje.  Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.”


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?