Marrëveshja me Italinë për refugjatët, PS: Do të kalojë në parlament

7 Nëntor 2023, 19:10| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 19:53

  • Share

Marrëveshja e njoftuar nga kryeministri Rama dhe homologia italiane Meloni për emigrantët, është komentuar për herë të parë nga Partia Socialiste. I pyetur nga mediat, kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço thotë se ajo do të kalojë në parlament dhe për diskutim në komisionet parlamentare.

‘Besoj se ju e dini mirë që në bazë të kushtetutës por edhe rregullores se Kuvendit të gjitha marrëveshjet ratifikohen në Kuvend dhe do të kalojë dhe tek komisioni i Sigurisë dhe tek Komisioni i Jashtëm dhe të jeni të bindur do të keni edhe qëndrimin tim zyrtar.’- tha Naço.

Një ditë më parë (6 nëntor) Shqipëria dhe Italia nënshkruan një memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi në menaxhimin e flukseve migratore. Kjo u bë me dije nga në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, parandalimin e flukseve të parregullta dhe mirëpritjen e atyre që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. Shqipëria do të japë mundësinë e përdorimit të dy zonave në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në të cilat Italia do të mund të krijojë dy qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 08/11/2023 09:57

    me forcen e kartonave edhe mund te miratohet por eshte gabim ne kete moment te shqiperise, si kemi asnje detyrim Italise... rames do i kthehet bumerang kjo marreveshje si armet kimike

    Përgjigju
  • refugjat: 07/11/2023 20:52

    Marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, parandalimin e flukseve të parregullta dhe mirëpritjen e atyre që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. ka dhe objektiv tu marim ca lek italianeve dhe cunat tane perseri ilegalisht te i cojne te gjithe keta te kampit fiks ne itali ... dhe tu marin dhe ata ndonje lek me kete rast. po cfare kuvendi ... PS e ka kuvendin dhe do e kalojne si me Ndoken e si pate.

    Përgjigju
  • Emigrant: 07/11/2023 20:03

    Poshte marreveshja fashiste Meloni-Rama! Partia Socialiste e Shqiperise te hedhe poshte kete turp ! Ta bej per imazhin e Shqiperise e per te shpetuar nderin e saj !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?