Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ka dhënë detajet lidhur me mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja e firmosur ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.
Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore të sigurimeve shoqërore ku shtetasit e dy vendeve do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disa shërbime si pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit e i papunësisë pa qenë nevoja të aplikojnë në vendet e tyre të origjinës.
“Kjo marrëveshje mbulon degët kryesore në fushën e sigurimeve shoqërore, sigurimi për pensionin e pleqërisë, pensionin për individualitetit, pensionin familjar dhe atë të papunësisë. Kjo marrëveshje bazohet në disa parime, trajtimi i barabartë, shtetasit shqiptarë në Itali, do të paraqiten në zyrat e institucionet përkatëse dhe do të kërkojnë informacion e do aplikojnë njësoj si të ishin në vendin e tyre të origjinës.
Totalizimi dhe bashkimi periudhave të gjithë ata shqiptarë që kanë kontribuar për një periudhë në skemën e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, do u bashkohet me periudhën që kanë kontribuar në shtetin italian dhe do marrin kontributet përkatëse.
Eksportimi i përfitimeve, me procedet e digjitalizimit do jetë me e lehtë. Shtetasve nuk do u duhet të udhëtojnë në vendet e origjinës për të bërë aplikimin për marrjen e pensionit. Kërkesën mund ta bëjnë në vendin ku ndodhen dhe bëhet shkëmbimi automatik i të dhënave”- u shpreh Manjani.
Lajmi kryesor:
Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
B.V//ReportTv.al