Sociale

Marrëveshja me Italinë, mbërrijnë në Shëngjin 27 emigrantët e dëbuar! Dërgohen në kampin e Gjadrit

28 Maj, 07:32| Përditesimi: 28 Maj, 14:25

  • Share

Një grup tjetër emigrantësh të cilëve iu është refuzuar azili në Itali kanë mbërritur në Shqipëri. Anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit dhe zbarkoi në portin e Shëngjinit, duke transportuar 27 migrantë në bord.

Pas mbërritjes në Shqipëri, emigrantët u transferuan drejt kampit të Gjadrit, ku janë riatdhesuar brenda kësaj strukture, konform rregullave dhe protokolleve të përcaktuara.

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në territorin shqiptar, si pjesë e dekretit të ri të qeverisë italiane, të cilët do të qëndrojnë në Gjadër deri në deportimin në vendet e tyre të origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte projektuar si një qendër pritjeje për azilkërkuesit e shpëtuar në det, për një periudhë deri në 28 ditë, por me dekretin e ri të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, funksioni i kësaj qendre është zgjeruar.

Tashmë, ajo do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që pritet të deportohen. Ndërkohë, në ditët në vijim pritet vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me apelimin e paraqitur nga Gjykata e Romës.

 Kjo e fundit ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e arrestimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar më pas në Shqipëri, veçanërisht për rastet që vijnë nga vende që Italia i cilëson si të sigurta, si Egjipti dhe Bangladeshi.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?