Marrëveshja me Italinë, zv.ministrja zbulon detajet për Report Tv: Përfshihet njohja e pensionit të pleqërisë, papunësisë e invaliditetit! Futet në fuqi kur të ratifikohet nga parlamentet

6 Shkurt, 14:41| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:55

  • Share

Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani në një intervistë për Report Tv ka dhënë detajet nga marrëveshja e firmosur me ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.

Nga Italia, për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Manjani tha se marrëveshja do futet në fuqi në momentin që do të ratifikohet nga parlamentet përkatëse.

“Marrëveshja futet në fuqi në momentin që bëhet ratifikimi i marrëveshjes nga parlamentet përkatëse bazuar në legjislacionin e secilit shtet”, tha Manjani.

Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore të sigurimeve shoqërore ku shtetasit e dy vendeve do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disa shërbime si pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit e i papunësisë pa qenë nevoja të aplikojnë në vendet e tyre të origjinës.

“Marrëveshja mbulon të gjitha të gjitha degët e sigurimeve shoqërore, pensioni i pleqërisë, invaliditetit, familjar, përfitimin për sëmundje dhe sigurimin e papunësisë”, vijoi Manjani.

Rreth 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga kjo skemë, ku Manjani tha se nuk është e detyrueshme të vijojnë të jetojnë ende në Itali, por mjafton që të kenë kontribuuar në skemën e sigurimeve shoqërore në Itali.

Patjetër. Një shtetas shqiptar që ka kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në Itali mund të zgjedhë të jetojë në Shqipëri apo në një vend tjetër të BE dhe të përfitojë duke u siguruar që do marrë mbrapsht të gjitha kontributet. Kjo marrëveshje bazohet në legjislacionin, në Shqipëri vitet minimale janë 15 vite.

Manjani tha se janë në fazë negocimi edhe me Greqinë për njohjen e pensioneve.

“Kjo lidhet me numrin e madh të shqiptarëve që kanë kontribuar të skemën e sigurimeve shoqërore. Janë zhvilluar dy takime të rëndësishme në nivel teknik, ku janë njohur me skemat përkatëse të sigurimeve. Pala shqiptare e ka gati grupin dhe shumë shpjet do dërgohet kërkesa zyrtarisht për të nis procesin zyrtarisht”, tha Manjani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?