Marrëveshja me Kukësin dështoi në limite, Gega firmos në kampionatin e Jordanisë

16 Mars 2020, 18:55| Përditesimi: 16 Mars 2020, 19:28

  • Share

Skënder Gega, trajneri shqiptar që sezonin e kaluar u shpall kampion me Partizanin do të jetë trajneri i ri I skuadrës së Al Faisal në Jordani. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i ri i Gegës, tropojanit i cili nga muaji qershor ka qenë pa ekip.

Kohët e fundit Gega ishte në Shqipëri dhe madje u përfol të kishte një marrëveshje me ekipin e Kukësit, por që kurrë nuk u zyrtarizua. Trajneri 55-vjeçar nuk gjetën akordin pasi verilindorët vendosën si objektiv fitimin me patjetër të titullit kampion.

Në njoftimin e bërë nga klubi i Al Faisal thuhet se Gega ka marrë vendin e trajnerit  tunizian Shihab Al-Layli. Marrëveshja e Gegës me klubin e ri vjen në një kohë kur kampionati ka luajtur vetëm një javë dhe është ndërprerë për 14 ditë për shkak të vendimit të federatës jordane të futbollit si pasojë e koronavirusit.

Në fillim të sezonit Gega ishte kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës tjetër të Jordanisë, Al Ramtha, ndërsa kjo nuk është eksperienca e parë e shqiptarit në rajonin arab. Më herët, gjatë 2015, Gega ka drejtuar ekipin e Jahra në Kuvajt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?