Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona

5 Dhjetor 2022, 15:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 15:26

  • Share

Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime të marrëveshjes ‘Pfizer’. Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh skeptik për miratimin e aktit normativ ku nënvizoi se nuk ishte nevoja që të miratohej me emergjencë, kjo pasi është kërkesë e kompanisë Pfizer dhe jo e nga ana jonë.

Alibeaj: Qeveria miraton akte me fuqinë e ligjit, ndërkohë që nuk jepet një saktësim i dy kushteve bazë që kushtetuta kërkon, nevoja dhe urgjenca. Do të doja të dija se ku qëndron nevoja dhe urgjenca e miratimit me akt normativ të një ndryshimi të një kontrate. Në relacion thuhet se e ka kërkuar Pfizer. Kjo më duhet se nuk është as nevojë as urgjencë.

Rakacolli: Është një riskedulim i dozave që ishin të parashikuar më përpara, por që u bë nevojë emergjente sepse ndryshoi lloji i virusit me nënvariantin omicron. Përderisa jemi në pandemi edhe emergjenca përdoret si kusht, deri sa vazhdon pandemia të jetë kudo në botë. Qëllimi këtij akti normativ është miratimi i disa ndryshimeve ne marrëveshjen me kompaninë Pfizer, të cilat mundësojnë rialokimin me efikas te dozave të përcaktuara për vitin 2022. Mendimi i katërt është nënshkruar me datë 6.1 0.2022.  Me anë të këtij amendimi të katërt ndryshohet shtojca B, duke synuar riskedulimin e dozave te vitit 2022, me qëllim alokimin më efikas te tyre. Pfizer propozon të rialokoje 700 000 doza brenda nëntorit të vitit 2022, duke rritur gjithashtu edhe afatet e skadencës (shelf-life). Ne vijim të njoftimit të Pfizer-it për ndryshimet e lartpërmendura, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, grupi negociator i marrëveshjes diskutoi për ndryshimet e propozuara nga Pfizer Export B. V, si amendament i katërt i marrëveshjes. Grupi negociator, pas shqyrtimit të propozimit të Pfizer, kërkoi nga kjo e fundit nëse dy vaksinat booster (BA.1 dhe BA. 4/5) hyjnë ne përkufizimin e "produktit te adaptuar", sikurse përcaktohet ne seksionin 1.2 te marrëveshjes, për të cilët u konfirmua se po: Këto doza bëjnë pjese ne këtë përkufizim. Ne ketë kuptim, Shqipëria mund të fuqizohet me to, pa kosto shtese, brenda sasisë së planifikuar në këtë marrëveshje. Pfizer kërkoi që dozat e rialokuara (rephased doses) të merren maksimumi në muajin nëntor 2022 dhe se ky rialokim mund të bëhet vetëm nje here. Nga Pfizer u kërkua, në mënyrë të panegociueshme që marrëveshja të miratohej me ligj dhe qe dozat e rialokuara te dorëzoheshin ne nëntor. Pasi u rishqyrtuan propozimet dhe opsionet ligjore për miratimin e këtij amendamenti, duke marre në konsideratë edhe nevojën për t'i rialokuar këto doza dhe urgjencën për te mos tejkaluar afatin e kërkuar nga Pfizer (nëntor 2022), u vendos qe ky amendim te miratohej me akt normativ.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi Aktin Normativ nr.16 “Për miratimin e amendimit të katërt të nënshkruar në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021,të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?