Emigrantë ilegalë të sjellë nga Italia në Shëngjin

Politikë

Marrëveshja Rama-Meloni, Apeli i Romës vendos që 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali

31 Janar, 19:42| Përditesimi: 31 Janar, 23:26

  • Share

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që emigrantët e paligjshëm në kampin në Gjadër, të kthehen në Itali. Vendimi, i cili detyron dërgimin në Itali të 43 emigrantëve që ndodhen aktualisht në Lezhë, u mor gjatë mbrëmjes së premtes (31 janar 2025). Kështu, të gjithë 43 emigrantët që u sollën në Shqipëri do të kthehen nesër (1 shkurt 2025) në Itali. 

Gjyqtarët që ishin ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të çdo emigranti kanë vendosur të shprehin mendim negativ ndaj rikthimit, siç parashikohet në procedurën e miratuar nga qeveria.

Të gjitha këto ndodhin në pritje të një vendimi të Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.

Ndërkohë, vendimi i fundit i Kasacionit kishte caktuar qeverinë si organin kompetent për të vendosur mbi këtë çështje, duke lënë gjithashtu mundësinë që gjykatësit të vendosin rast pas rasti se çfarë është e drejtë. 

Riaktivizimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri erdhi pas një pauze rreth dy muajsh. Në dy rastet e mëparshme emigrantët u kthyen mbrapsht për shkak të vendimeve të Gjykatës në Romë, e cila vendosi po ashtu edhe sot kthimin e tyre.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia: 31/01/2025 20:51

    Kjo eshte drejtesia o popull dele, i pangopur e servil i partive politike!! Te gjithe mbajne pergjegjesi e jane te barabarte para ligjit!!! Bravo Italia, respekte per drejtesine tuaj!!!

    Përgjigju
  • Partia: 31/01/2025 20:30

    Xhiro me traget ne kurriz te hallexhinjve.

    Përgjigju
  • Gjergj: 31/01/2025 20:27

    Edhe nè vèndet e botès sè tretè, lista e tè cilève èshtè e gjatè, nuk do gjeje sot shumè syresh qè tè ishin gatshèm tè luanin rolin e "shpellès" qè tremb tè gjithè ata qè duan tè jenè pjesè e njè bote mè tè mirè. Sheh kètè kryeministèr shqiptar tè zhytur nè korrupsion dhe hajdutèri dhe pyet vetveten,,,pse ka shkuar pèr lesh Shqipèria dhe shqiptarèt,,pse "drejtohet" ky vènd nga njerèz me komplekse inferioriteti, ku çdo kontakt me tè huajin, kthehet nè njè palaçollèk pèr vèndin? Drejtèsia italiane, po i jep njè leksion tè vyer edhe "gjykatave shqiptare", se çdo tè thotè shtet i sè drejtès? Ky vènd qè nuk u garanton dot qytetarève tè tij as minimumin jetik tè mbijetesès, luan rolin e karagjozit dhe palaços nè kontinent sepse tè tillè e ka klasèn politike.

    Përgjigju
  • AltinTop: 31/01/2025 20:09

    Po ku di gje Ramazoni se ca jane te drejtat e njeriut...keto vec lekun njohin..

    Përgjigju
  • Njoni: 31/01/2025 19:49

    Po keta ca lozin hapa dollapa kush osht fshehur brapa.dhe keta pipinot ma keq se ne shqiptaret. Gallat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?