Politikë

Marrëveshja me SHBA-në për 5G, Rama: Ftoj vendet e Rajonit të na bashkohen, të mos lejojmë të komprometohet nga aktorë të tretë

13 Qershor 2021, 19:18| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 20:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një moment shumë të rëndësishëm, marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për teknologjinë 5 G. Rama ftoi edhe vendet e rajonit që të bëhen pjesë për një korridor të sigurt komunikimi, dhe mos të lejojnë të kompromentohen nga aktorë të tretë.

'Faleminderit shumë! Për mua e për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse, siç besoj ju e dinin, kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke i kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë e që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurtë komunikimi e për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, institucioneve shqiptare, forcave të sigurisë e të mos lejojmë që të komprometohet nga aktorë të tretë që nganjëherë janë aktorë dashakeqë. Ndaj është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë. Kështu që faleminderit shumë për këtë e shpresoj që së bashku, ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për tu bërë pjesë e kësaj.'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?