Pas marrëveshjes së mbrëmjes së sotme për paktin e 5 qershorit, Rudina Hajdari në një prononcim për mediat tha se është shumë e kënaqur me arritjen e saj duke e konsideruar një hap të rëndësishëm demokratik.
"U përfaqësua denjësisht, mori formë dhe u nënshkrua nga 4 deputetët e grupeve parlamentare. Jam shumë e kënaqur. Një hap përpara për demokracinë shqiptare, po e hedhim këtë hap ndryshimi në këtë ditë. Një premtim që e mbajta deri në fund, tani jam para jush për t'ju thënë që jam premtim-mbajtëse. Nëse jemi sot, jemi falë mbështetjes së qytetarëve, që e bënë këtë ditë të rëndësishme. Hodhëm një hap para një demokracie më të fuqishme. Sot duhet të jemi një hap para drejt një demokracie më funksionale dhe me përfaqësues që i delegon populli", tha Hajdari.
Në lidhje me pyetjen nëse ndërkombëtarët kishin ndërhyrë në këtë marrëveshje të arritur mbrëmjen e sotme, Hajdari nuk ka pranuar të flasë.
Lajmi kryesor: