Anija 'Libra'

Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga 'vendet e sigurta' do të akomodohen në Shqipëri

2 Nëntor, 08:05| Përditesimi: 2 Nëntor, 10:04

  • Share

Nga e hëna ‘Libra’, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skanimin e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Pra, Roma, nëse do të ndiqte kriteret e Gjykatës së BE-së, do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar, për shembull, Tunizinë, Egjiptin ose Bangladeshin, nga të cilat vijnë shumica e kërkuesve të azilit. Kjo do të shënonte fundin e «projektit Shqipëri».

Pas një fillimi të pasuksesshëm në tetor, me një përplasje të drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor, një polemikë politike të ashpër dhe debate mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po e provon sërish, e forcuar nga një lëvizje e duhur.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligji që shënon përmirësimin e listës së saj të «vendeve të sigurta», e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane.

A do të ketë një sukses të dytë? Në të vërtetë, mund të mos mjaftojë për të proceduar pa pengesa dhe konteste të tjera. Të martën e kaluar, erdhi akti i parë formal që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të një burri tridhjetëvjeçar nga Bangladeshi të cilit iu refuzua azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë të BE-së të vendosë nëse ai dekret duhet të mos zbatohet, duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria për të përcaktuar një vend si «të sigurt» janë në kundërshtim me të drejtën evropiane. Kjo për të parandaluar rrezikun e një shqyrtimi të përafërt dhe standardizuar që mund të çojë në një rritje të përgjithshme të deportimeve në shkelje të parimit të mos-refuzimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen e burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët. /Corriere della Sera /

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?