Albin Kurti, Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Aleksander Vuçiç

Kreshnik Spahiu: Marrëveshja pa 'firma' e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë

19 Mars 2023, 14:40| Përditesimi: 19 Mars 2023, 15:11

  • Share

Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:

- Edhe po firmosi  marrëveshjen me Vuçiç

- Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç

-Edhe po e shtyu disa muaj dialogun

-Edhe po bëri marrëveshja pa firma

Fatkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”.

Ne besojë më shumë tek individi se sa tek kauza.

Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë.

Nga 4 alternativat e sipër shënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit.

Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin serb në Kosovë, por kanë rënë dakord që popujve të tyre t’u thonë: “Nuk kemi firmosur”

Ky pazar diplomatik ishte karamelja që Albini të pranonte braktisjen e kauzës 10 vjeçare kundër Asossacionit, por që mos humbte elektoratin në Kosovë.

Tjetër gjë thotë në tavolinë me amerikanët dhe europianët, por tjetër gjë thotë në media për popullin e Kosovës.

Që Albini ka bërë “marrëveshje pa firmë” sot e konfirmuan gjithë zyrtarët amerikanë.

1-Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

2-Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një postim në profilin e tij në Twitter, e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA-të ofrojnë mbështetje të plotë për implementimin e saj.

Albini i harroi krimet e luftës dhe nuk i bëri pjesë të marrëveshjes

Albini harroi mijëra të zhdukur dhe i harroi varret e tyre

Albini e harroi reciprocitetin dhe justifikohet gjoja me njohjeje de fakto, por që de Jure, as Serbia dhe as OKB nuk e njohin.

Albini e harroi 10 vite premtim kundër Asosacionit dhe po garanton implementimin.

Deri këtu ende nuk ka asgjë anormale sepse ky ishte një projekt franko-gjerman dhe jo një projekt rus, por problemi kryesor është dyfytyrësia politike: Ndryshe flet me ndërkombëtarët dhe ndryshe me popullin.

Në fakt nuk ka faj Albini, por ata që e votojnë, sepse janë të gatshëm të hanë “sapunin për djathë”. Ata e quajnë Albin hero në të gjitha rastet: po firmosi apo po s’firmosi.

Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ai do vazhdoj ti thotë: “PO amerikanëve, JO Kosovës”

E para: Çfarë do bëjë Albin Kurti pas një muaji kur të shpallet Asosacioni serb në Kosovë?

- Po i lejoi të organizohen do dalë lakuriq në sytë e popullit.

- Po i refuzoi të Vetëvendosin do dalë lakuriq tek ndërkombëtarët.

Nëse Albini do e pengoi, atëherë ndërkombëtarët do kalojnë në Planin B: Autonomi për serbet ne Kosovë dhe njohje ndërkombëtare e njëanshme duke izoluar Albin dhe Kosovën.

E dyta: Ngelet për tu parë si do reagojnë militantët dhe votuesit e Vetëvendosjes:

- do marrin pushkët me mbrojt fytyrën gënjeshtare të Albinit?

- apo do marrin pushkët të mbrojnë tokat dhe kufijtë e Kosovës?

Ata pështynë qeverinë e Kosovës 15 vjet, por tani pështymat po u bien në fytyrat e tyre.

Në fakt i “mirëkuptoj” aktivistët e Vetëvendosjes që janë në hall të madh, sepse ju duhet ndërrojnë emrin e partisë VV, pasi marrëveshja për Asosacionin e 10 komunave serbe përkthehet juridikisht:

“Vetëvendosje e serbëve brenda në Kosovë”!

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?