Në një deklaratë për mediat pas ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Gërvalla tha se nga ndërkombëtarët duhet të merren masa një agresion i tillë nga ana e Serbisë të mos ndodhë më. E pyetur për marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Gërvalla tha se pas sulmit në Veri asgjë nuk mund të vijojë me avazin e vjetër. Ajo theksoi se është e rëndësishme siguria e qytetarëve.
"Në këtë situatë që është krijuar pas 24 shtatorit asgjë nuk mund të vijojë me avazin e vjetër. Është e pamundur sepse ne duhet të sigurojmë sigurinë e qytetarëve. Duhet të shohim si do të sillet bashkësia ndërkombëtare në raport me Serbinë. A do ta marrë përgjigen e merituar për agresion apo jo. Pastaj mund të vijë koha e të ulemi e të diskutojmë me qetësi. Nuk është momenti të diskutojmë sot për asociacion."
Lajmi kryesor:
Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara
B.K/ReportTv.al