Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë duke thënë se janë në rrugë të mirë, ndërsa e cilësoi shumë të mirë marrëveshjen që u arrit vetëm para pak kohësh mes Italisë dhe Greqisë. Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të mos arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të ecim njësoj me fqinjët tanë. Bushati tha se aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Që të arrihet marrëveshja e detit duhet arritur dakordësi në tre pika kryesore, shtratin kontinental, territorin detar dhe hapësirën ekonomike.
"Mendoj se është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka tre elementë në një marrëveshje të tillë, shtrati kontinental, hapësira e territorit detar dhe interesat ekonomike. Me vendin që ke përballë që në këtë rast Italia është më lehtë pasi nuk ka ,mbivendosje dhe shtrati kontinental ishte më i lehtë për Shqipërinë dhe Italinë për ta mbyllur. Sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare mund të ushtrojmë të drejtën territoriale deri në 12 milje si për Shqipërinë, Greqinë apo Italinë. Për vite kemi pasur një qëndrim të ngurtë të palës greke për vite, pas shumë diskutimeve arritëm në një pikë që marrëveshje e 2009 që ishte e padrejtë për Shqipërinë dhe më pas ri-ulja në tryezë ishte një ogur i mirë, pasi synonte korigjinim e padrejtësive dhe të shkojmë drejt një marrëveshje në interes të dy palëve. Marrëveshja duhet të siguronte hapësirën territoriale por edhe të shtratit kontinental dhe hapësirën ekonomike. Ajo që është interesante është se askush nuk flet për Malin e Zi, që ndodhet në të njëjtin pozicion si Greqia në raport me Shqipërinë. Deti sot për sot në Shqipëri për fat të keq është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Fqinjët tanë janë para në këtë proces dhe ne nuk kemi pse të mbetemi pas", tha Bushati.
Lajmi kryesor:
Bushati në Report TV: S'ka 15 kushte për Shqipërinë! Të mbyllet marrëveshja për detin, zhvillon ekonominë detare në Shqipëri
//ReportTv.al