Marrëveshja për ekstradimet në Spanjë, dy dosje në tavolinën e Manjës! Ministri vendos ku do e vuajnë dënimin ish drejtori i Ujësjellësit dhe bosi i Porcelanosës

23 Korrik 2022, 10:58| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 12:22

  • Share

Pas marrëveshjes për ekstradimet me Spanjën dhe mbi 14 arrestime të personave në territorin shqiptar, pritet firma e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për dy rastet e para. Report Tv mëson se pas vendimeve të gjykatave që kanë lejuar ekstradimet në tryezën e Manjës ndodhen dosja e ish drejtorit të Ujësjellësit Kurbin, Alfred Prodani dhe e bosit të Porcelanosës, Nikolin Janina.Në rast se Manja firmos për lejimin e ekstradimit atëherë do jenë rastet e para. Në të kundërt atyre do t’i kovertohet dënimi i pakryer në Spanjë për tu kryer në Shqipëri.

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7-maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua  nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës". Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

1658566965_janina.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/07/2022 01:50

    Duke marre parasysh llojin e krimit dhe rrezikshmerine,Prodani mund te lejohej t'a bente denimin ne vend;Janina duhet derguar ne Spanje patjeter,po te kihet parasysh cfare lloj drejtesie kemi,ekstradimi eshte nje //must//.

    Përgjigju
  • Henri: 23/07/2022 14:46

    Coi ne spanje direkt ska vend per diskutim. Urgjentttt

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 23/07/2022 14:42

    Ky janina me mire eshte ne burg se sa ne shtepi ...e rreh gruaja ne shtepi tre her ne dit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?