Korçe- Për ambasadorin gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, opozita duhet t’i përqendrojë energjitë e saj në rolin kontrollues ndaj qeverisë, dhe se protestat pa ofruar më parë propozimet e tyre, nuk janë mënyra më e drejtë për të kundërshtuar qeverisjen.
“Mendoj se nëse energjia shkon në protestë nuk është një gjë e mirë pasi mendoj se energjia do të duhet të shkonte në formulimin e alternativës qeverisëse. Shoh më shumë energji në pengimin e parlamentit dhe shmangien e tij kjo mendoj nuk është ide e mirë. Ka mënyra të tjera të ligjshme për për të kundërshtuar atë që nuk na pëlqen nga mënyra se si qeverisje vepron”, tha sot Bergner.
Skenarin e rithemelimit për të penguar mes kaosit veprimtarinë e jetës parlamentare, nga Korça ambasadori Bergner e komentoi kështu:
“Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt një opozitë më të bashkuar që të luajë rolin saj si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më efektive. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës më shumë se sa bën tani. Do të na pëlqente të shihnim një balancim mes punës së opozitës dhe asaj të qeverisë. Një opozitë e mirë ndihmon edhe punën e qeverisë.”-u shpreh ambasadori gjerman.
Për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner , thotë se konsultimet po vijojnë, por se beson që të dyja shtetet kanë “bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Bergner është përfaqësuesi i parë i një vendi të huaj në Tiranë që komenton kaosin në Kuvend, teksa asnjë ambasadë nuk ka shprehur mbështetjen për këtë aksion të Rithemelimit.
Ambasadori është i saktë kur thotë se opozita duhet të jetë më konstruktive dhe se qeveria duhet të bëjë më shumë për respektimin e të drejtave të opozitës, por bën gabimin e pafalshëm që të dytën e thotë të parën dhe të parën të dytën. Mungesa e konstruktivitetit të opozitës vjen nga shkelja e të drejtave të saj dhe jo e kundërta. Prandaj dhe do të duhej thënë se qeveria duhet të bëjë më shumë për respektimin e të drejtave të opozitës dhe pas kësaj, opozita duhet të tregohet më konstruktive. Natyrisht, s'presim nga ambasadori të thotë se qeveria nuk duhet t'ia vjedhë më zgjedhjet opozitës. Sepse në fund të fundit, kjo qeveri s'ka lënë gjë pa vjedhur, ndaj dhe s'ka si ta lërë pa prekur votën.
PërgjigjuZoti ambasador,po ata kete dine te ofrojne, kjo eshte alternativa e tyre, kaosi e rrumpallizmi!!
PërgjigjuMIRE E KE MORE VELLA PO SHPELLARET NUK NJOHIN MENYRE TJETER PERVEC DHUNES...
Përgjigju