Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Report Tv sjell pamjet ku do ndërtohet karantina! Drejtori i portit Shëngjin: Kemi kapacitet të mjaftueshëm

7 Nëntor 2023, 13:44| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:12

  • Share

SHENGJIN-  Është pikërisht një shesh pranë kalatës së Portit të Shëngjinit, ku do të ndërtohet qendra e karantinës për refugjatët. Në një intervistë për Report TV, drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi tha janë kapacitet e mjaftueshme për të ngritur qendrën, pa penguar punën e përditshme në përpunimin e anijeve të mallrave.

Drejtori i këtij institucioni Sandër Marashi i cili në një prononcim për Report Tv konfirmon se kemi të bëjmë me një pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian.

 

“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitetet të kryejë këtë operacion që ka ndërmarrë shteti italian pa cënuar punën. Do të jetë pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian. Do të thotë që refugjatët do të vijnë në portin e Shëngjinit“ thotë Sandër Marashi

Një ditë pas nënshtrimit të protokollit Rama-Meloni në Romë, drejtori i Portit të Shëngjinit konfirmon se karantina në Shëngjin do të jetë vetëm tranzit, pasi nga porti refugjatët do të transportohen me autobus në strukturen pritëse që do të ngrihet në Gjadër. 

"Nuk kanë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit e në Lezhë. Do të vijnë do të karantinohen e do të hipin në autobusë"

Në bazë të marrëveshjes Italia do të financojë dhe menaxhoje dy struktura në Shëngjin dhe Gjadër. Puna për ngritjen e tyre pritet të nisë brenda pak ditësh dhe të përfundojë në pranverën e 2024-ës.
Ndërkohës sipas mediave italiane, një zëdhënëse e Komisionit Europian ka deklaruar se BE është në kontakt me autoritetet italiane për të marrë detaje mbi marrëveshjen.

Zv.ministri i Shtetit të Italisë Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘Corriere Della Sera' se strukturat do të jenë me status ekstraterritorial dhe se procedura do të zgjasë 28 ditë. Emigrantëve do u vlerësohet  kush ka të drejtën e pritjes. Të tjerët do të riatdhesohen drejtpërdrejt

Ora 16:45
Agjencia për Median dhe Informimin zbardh disa nga nenet e marrëveshjes së firmosur me Italinë për refugjatët: Jo më shumë se 3 mijë në të njëjtën kohë

Agjencia për Median dhe Informimin ka zbardhur detaje në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku ka publikuar disa nga nene të marrëveshjes së nënshkruar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe homologia Italiane, Giorgia Meloni.

Megjithëse drafti i firmosur ende nuk është bërë publik, MIA thekson se në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Sakaq në neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 migrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Ndërkaq neni 6 i marrëveshjes sipas MIA specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në neni 9 të marrëveshjes specifikohet se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2023 02:33

    E siguroi postin e drejtorit dhe ca kohe ky Marashi! E gjeten vendin perfekt tere semundjet e Afrikes do mbahen ne karantine ne Lezhe,apo nuk eshte afer detit! Azilkerkuesit afrikane do te merziten, sic po u behet jeta derr duke pritur afganeve tek ne dhe latinove ne Meksike qe duan te futen ne U.S se procedurat e pranimit zgjasin me vite te tera dhe do te tentojne te shperthejne kampet me force dhe kush do ja arrije mund te vidhet ne ndonje anije,apo te vjedhe ndonje peshkarexhe.Nje sqarim qe nuk jepet duhet bere:Italia largon nga Shqiperia me shpenzimet e saj azilkerkuesit!Cilet azilkerkues,vetem ata qe i pranon,apo dhe ata qe i kthen mbrapsht ne Afrike,apo keta te fundit do te na mbeten ne dore si fanti spathi??

    Përgjigju
  • Beni: 07/11/2023 15:09

    Ahahahhaha ca kapacitetesh ke ti ore i mbaruar ahahahaha Porti eshte Cop cop si ne Affanistan, plus ti nuk paguan dot pagatbe pijaneceve e ke aty ????????

    Përgjigju
  • I am: 07/11/2023 14:54

    Do i ndalosh ti o derdimen te dalin njerezit nga kampi? Ca jane ata bageti qe mos te kene asnje kontakt me banoret e zones? Si nuk ju vjen turp me keto qe thoni. Po jane njerez si ty me cfare te drejte i burgos ne Shqiperi kur ata nuk vijne ne Shqiperi dhe nuk kerkojne azil aty por ne Evrope? Si do i kthesh andej nga edhen kur nuk kane ansje dokument me vete dhe askush nuk i pranon pas? Apo do vine fashistet e Melonit ti marrin.

    Përgjigju
  • Bim: 07/11/2023 13:56

    Fillunen servilat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?