Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me 12 emigrantët e parë që u sollën në Gjadër pas marrëveshjes Itali-Shqipëri. Media italiane ‘La Repubblica’ shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur se të 12 emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.
Me vendimin e sotëm, 18 tetor, Gjykata e Romës nuk e konfirmoi ndalimin e të 12 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të kapur me 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor. Sipas La Repubblica, vendimi i Gjykatës së Romës, një zhvillim i brendshëm i shtetit italian, bazohet në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.
Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.
“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, argumentojnë gjyqtarët e Romës. Çka detyron Italinë që ti mbajë ata në qendrat e emigrantëve brenda territorit italian.
Burime për Report Tv thonë se nesër mbërrin një anije e vogël në Shëngjin për të marrë emigrantët dhe për t'i kthyer në Itali.
Ndërkohë, vendimi i gjykatës në romë ka ndezur politikën në Itali. Kryeminsitrja italiane Gorgia Meloni, reagoi pas vendimit por nuk e komentoi atë. Sipas Melonit, tre parti të opozitës Partia Demokratike, 5 stelle dhe aleanca jeshile e majtë, i kanë kërkuar Komisionit Europian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë.
Acarimi i Melonit duket se është më i madh me partitë e opozitës në Itali sesa më vendimin e gjykatës pasi sipas saj këto parti italiane, në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht qeverinë. Ky sipas Melonit është një turp që nuk mund të mos vihet re.
Ky vendim i gjykatës së Romës është çështje plotësisht italiane dhe nuk ka asnjë lidhje direkte me Shqipërinë përtej faktit që emigrantët u transferuan përkohësisht në qendrat e pritjes në territorin shqiptar, sipas marrëveshjes mes dy vendeve. Kthimi i tyre në Itali është rezultat i vendimeve të autoriteteve gjyqësore italiane, bazuar në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Evropiane.
Sipas marrëveshjes, Shqipëria siguron pritjen e përkohshme të këtyre emigrantëve, në kampin që është nën juridiksionin italian. Asnjë vendim për azilin e tyre nuk merret nga autoritetet shqiptare dhe as nuk kanë kompetencë për të trajtuar çështjet e tyre ligjore.
Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme.
Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.
Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.
Georgia Meloni kritikoi opozitën duke thënë se ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë Italinë kombin për të sulmuar qeverinë.
“PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.
Kryetari i PL, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin social 'X', lidhje me Vendimin e Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni.
Ai u shpeh se ky është një vendim, i cili sipas tij rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
“Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet shqiptare, për refugjatët”, shkruan ai.
Po kush eshte ai vend nga ikin emigrantet qe te quhet /i sigurte/?! I bie qe aty te sillen vetem shqipot meqe na quajne vend i sigurte e ndonje si Kosova,Maqedonia,etj.Gati 90 % e vendeve qe jane burim emigracioni jane vende ku lulezon lufta,ose krimi i pergjakshem.S.d.q meqe Italia hoqi tere mundin e ndertoi tere ate kamp,do te isha e mendimit t'ja shiste qeverise shqiptare e kjo t'a kthente ne burg te sigurise se ulet per kategori te burgosurish te moshuar,ose te denuar per krime te lehta.Sa per Gjergj Lucen dhe investimin e tij,le t'a gezoje,por pa dashje me ngjan me nje /La La Land/ moment,sepse me kujtohet entuziazmi i tij kur e hapi dhe /idhulli/ i tij me te cilin kishte veshur cdo faqe muri dhe ja ku jemi tani,Goodbye Mrs.Meloni & Italy!
Përgjigjuhahhahahaha o cu kenaqem me show politike me rop shpie te dhjefsha portokallin
PërgjigjuNe vend te jete i pavarur dhe ne dobi te se vertetes, gazetari rreket te shkruake se nuk ka lidhje me Shqiperine vendimi i Romes. Kaq dallkauke jane kthyer saqe nuk merret vesh kush shkruan: Rama apo Media. Shqiperia ka lidhje sepse qeveria e saj, kryeministri dhe kuvendi se bashku pranuan nje marreveshje haptazi korruptive dhe ne cenim te te drejtave e lirive themelore te njeriut.
PërgjigjuKur teket e njè kryeministri, vlejnè mè shumè sesa institucionet e shtetit,,kur interesi i tij i momentit pèr tu dukur dhe shkèputur vèmendja e shqiptarève nga njerimi qè vjen nga qeverisja e korruptuar,,vlen mè shumè sesa politika nè shèrbim tè qytetarit shqiptar,,atèherè mos tè çuditet askush qè gjykatat europiane,,,e hedhin nè koshin e plehrave,,,letrèn e bakallit ku nènshkruan Rama me atlete. Ky vendim,,,duhet tè kishte ardhur nga gjykata jonè kushtetuese mirèpo me sa duket, do na duhet tè presèm edhe nja 100 vjet tè tjera, deri tè kemi drejtèsi. Shqipèria jonè NUK KA ABSOLUTISHT ASNJÈ INSTITUCION SHTETÈROR MÈ QÈ MERITON EMRIN. Ka vetèm lojrat e njè njeriu qè mè tè madhe ka egon e tij sesa dijen apo idealin. Shqipèria, njè laborator rrumpalle me liliputè qè vetèdeklarohen mbretèr sepse ngatèrrojnè zyrat e pushtetit me pronèn e babait. Kultivoni kèpurdha tani tek kampi i refugjatève,,,kjo njollè e keqe nè tokèn shqiptare.
PërgjigjuKa shtet Italia s'ka kryeminister delirant qe s'e ndal njeri...
PërgjigjuRamaçiçi!
au u cane anijet me 10 jevgj siper kush ti morri ma perpara.
PërgjigjuRacist i shpifur
Te qesh apo te qash vajti kjo pune... Perfundimisht jemi nje shtet bananesh.
PërgjigjuEPO MIRE PRA MBAJINI ATJE NE ITALI........EH ZI ESHT PUNA SA SALI BERISHA E AD SYBARDHI.... KA ITALIA ESHT PLOT E PERLOT.CIAO CIAO
PërgjigjuHahahahaha
PërgjigjuNje verre ne uje...
PërgjigjuPopulizmi ket bereqet ka..
PërgjigjuMos, ngeli restoranti i Gjergj Luces e Olsi Rames pa kliente.
PërgjigjuDo kete me teper hyrje e dalje or teeeejjjjj
Fllucka e rradhes e Melonit dhe ketij palloshi tone qe do zgjidhte hallet e Italise. Mire qe mendojn edhe gjykatat e Italise per Shqiperine.
PërgjigjuHahahaha.. me shume te fala fashisteve te Italise e kllounit te tyre ne Shqiperi !
PërgjigjuMossss, ngeli luca e kompani pa vjedh me tenderat
PërgjigjuJu qe flisni nuk e njihni se nga cila familje rrjedh Gjergj Lluca , ju as te magari e gishtit te kembes nuk I afroheni , me te vertete dy metravend do te marin te gjithe por varet se çfar vendi do te mari , ju me shpirtin e zi ne grop te halese do perfundoni qe do tju hedhin si qente dhe nuk do kujtoheni per shekuj , ndersa Gjergjin do ta kujtojne dhe nuk do ta harojne ato fira familje qe ushqehen prej tij .Turp jeni bere si saliu qe shan me liber shtepie , nuk keni faj se nga ai mesuat me ardhjen e demon-kra-cise .
Eri nje ish hajdut, trafikant dhe lepires i qeverise qe e favorizon ne menyre kriminale nuk mund te jete kalores por vetem nje llaxore perfituese qe nuk e di as vete ku do perfundoje.
100 burime fitimi ka por ne fund nje meter katror do kete si te gjithe. Me gjith ate lek qe ka sja vlen ti lepije menderen pushtetit. Ka qene edhe me salen edhe me Ramen edhe me dreqin .
Qaj hallin kaloresit pse i varren kembet o bir. Luca ka 100 burime fitimi, ky nuk i prish pune edhe sikur te ishte i interesuar.