TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Komisionin e Ligjeve kërkon më shumë buxhet nga Ministria e Financave për këtë institucion. Buxheti i vitit 2024 për Avokatin e Popullit është 178,2 milionë lekë, por në seancën dëgjimore online, Ballanca tha se kjo shumë nuk i plotëson nevojat që ka ky institucion.
“Është një buxhet në rritje në krahasim me vitin e kaluar, por nuk i plotëson nevojat që kemi kërkuar. Kemi një diferencë në fondin e pagave për atë që është numri i miratuar total nga ana e Kuvendit, për stafin që mund të marrim, kemi diferenca që është për fondi pagave 9970 mijë lekë dhe për fondin e sigurimeve shoqërore 816 mijë lekë. Këto janë diferenca për fondin e pagave të miratuar tashmë. Ka diskutim që bëjmë me ministrinë e financave pasi herë pas here ministria pretendon se janë fonde që mbeten për shkak të mosplotësimit të vakancave herë pas herë, duke qenë se ka lëvizje stafi. Pretendimi i tyre është se edhe për shkak të realizmit që keni me këto dy zëra, thonë mendojmë se kjo vlerë nuk ju duhet në mënyrë thelbësore dhe se mund të rikuperohet për shkak të vakancave. Deri në momentin aktual e kemi të realizuar deri në një nivel të kënaqeshim, deri në fund të vitit 96.4%”, tha Ballanca.
Në vazhdën e kërkesave për më shumë buxhet, avokatja e popullit kërkoi edhe shtim të stafit e mekanizmit për parandalimin e torturës. Ballanca tha se nisur nga marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët, do të lindë nevoja për më shumë staf. Deri më tani stafi për këtë sektor, Ballanca tha se është paguar përmes një projekti me UNHCR, por nevojitet më shumë persona për monitorim se ca ndodh me trafikun e emigrantëve dhe në rast se do të lindë nevoja për refugjatët që do vijnë në Shqipëri pas marrëveshjes me Italinë.
Në këto kushte, edhe më të rejat e fundit, marrëveshja e firmosur me Italinë dhe problemet që mund të kemi me migracion kërkon një numër shtesë në stafin e mekanizmit për parandalimin e torturës. Kërkesë që e kemi paraqitur dhe mendoj se është e domosdoshme për të ushtruar atë mandat që do na duhet ta ushtrojmë edhe në kuadër të ndryshimeve të reja dhe lëvizjeve më të mëdha të emigrantëve edhe për shkak të luftës në Gaza, çështje të karakterit gjeopolitik. Të shtonin staf në këtë grup, jemi të mbështetur nga UNHCR, prej disa vitesh me dy anëtar stafi dhe vitin e kaluar me 3 për të monitoruar kufijtë. Numri që kemi nuk është i mjaftueshëm, ata paguajnë staf nëpërmjet projektit për të monitoruar kufijtë, për të parë lëvizjet e emigrantëve. Mbetet problem i rëndësishëm se ca ndodh me trafikun brenda për brenda dhe garantim e të drejtave për azil. Marrëveshja mund të sjell nevojë për një vëmendjen më të shtuar lidhur me këtë.
Ballanca tha se po bëjnë gati draftin për disa ndryshime ligjore, ku do të pasqyrohen disa nga kërkesat e BE për përmirësim.
“Avokati i Popullit ka qenë pjesë e një vlerësimi të thelluar nga ana e KE për vlerësimin që iu është bërë institucioneve të të drejtave të njeriut. Përputhshmëria e nivelit të aktivizimit dhe kritereve të tjera të avokati të popullit, sipas parimeve të Parisit dhe Vencias, është pothuajse e plotë me disa kërkesa që janë bërë nga KE për përmirësimin, për disa ndryshime ligjore, që po i përgatisim.
Njeh përmirësimin e buxhetit të avokatit, por kërkon disa gjëra thelbësore, që punonjësit që i kemi në kontratë, 10 punonjës që buxhetohen nga qeveria, kërkohet të futen brenda strukturës së institucionit të avokatit të popullit. Numri dhe stafi i personave që kemi nuk është i mjaftueshëm për të ushtruar mandatin në mënyrë të plotë mandatin tonë”, tha Ballanca.