Italia dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e flukseve të emigrantëve. Marrëveshja parashikon ngritjen e dy qendrave emigrantësh në Shqipëri që mund të mbajnë deri në 3000 persona në muaj.
Juridiksioni i dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian. Sipas mediave italiane: Emigrantët, saktësohet, do të zbarkojnë në Shëngjin dhe Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë; në Gjader do të krijojë një strukturë modeli CPR ( qendër e përkohshme deri në marrjen e një vendimi) për procedurat pasuese.’
Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore i nënshkruar sot, sipas mediave italiane, nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në det, ku bëhet përjashtim për të miturit, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël.
Lajmi kryesor:
Nënshkruhet marrëveshja/ Meloni: Italia do financojë 2 struktura në territorin shqiptar për të menaxhuar refugjatët! Kapaciteti, 3000 vendstrehime! Rama: Ia kemi borxh
M.Q./ReportTv.al