Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi të përqendruar tek ne”, u shpreh kryeministrja dhe presidentja i Fratelli d'Itali, Giorgia Meloni ne raportin drejtuar drejtuesve të Partisë së saj.
“Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së imigracionit të parregullt. Ne e kuptojmë dhe profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t'i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme. – shtoi ajo, shkruante dje agjencia e lajmeve ANSA.
Dy kampet duhet të ishin hapur më 1 shtator që të niste zbatimin dhe marrëveshja, por duket që punimet në Gjadër po marrin më shumë kohë.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.
Në qershor 2024 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni erdhi vetë nga Italia në Lezhë për të parë nga afër dy kampet në Gjadër e Shëngjin ku do të qëndrojnë emigrantët që do të shpëtohen në det. Ajo u shoqërua nga kryeministri Rama i cili reagoi i indinjuar ndaj investigimit të Rai 3 për këtë marrëveshje duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
Mos ki merak,sa kohe ke Ramen tend te dashur ne krah,fli e qete!!
PërgjigjuPO NE duam TA KTHEJME SHQIPERINE NE NJE VEND TURISTIK MOJ MELONI,, MOJ HAJVANE GRUA,,TI DO TE NA SJELLESH JEVGJITERINE E AFRIKES....TE HENGERT MORTJA ISHALALLAH,,LOJTSH MENCSH E MARRSH MALET ISHALLAH...
Përgjigjupo moj meloni po,,,gjete shqiperine per te na sjellur kermat e afrikes...
PërgjigjuBravo o koli...qenke rrace e squte tina ore!Pash zotin si i gjete keto llafe te mençme? Me siguri je pak kopil.