Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria Meloni s’ndal operacionet me gjyqtarët e Romës do përballet në GJED

12 Nëntor, 14:40| Përditesimi: 12 Nëntor, 20:40

  • Share

Edhe pse një tjetër vendim gjykate pezulloi dekretin e qeverisë Meloni për emigrantët, kryeminsitrja italiane nuk do të ndërpresë operacionet.

Gazeta 'La Repubblica'  thotë se për qeverinë mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e famshme  të vendeve të sigurta, është më mirë që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.

Gazeta mëngjesin pas rikthimit të grupit të fundit më 7 emigrantë në Itali thotë se qeveria do të veprojë me një sulm të dyfishtë, duke vijuar operacionet drejt shëngjinit dhe betejën me drejtësinë në anën tjetër duke apeluar qëndrimet e gjykatave.

La Repubblica thotë se për Melonin dhe qeverinë e saj është më e pëlqyeshme një betejë me gjykaten evropiane të drejtësisë sesa nje betejë me gjykatat italiane të cilat I konsideron të politizuara dhe në favor të së majtës në itali. Me këtë argument Meloni u përplas me njerëzit e drejtësisë pas vendimeve të mëparshme në lidhje me emigratnët, duke krijuar një klimë të tensionuar midis ekzekutivit dhe drejtësisë, çka coi edhe në kërcënimin e gjyqatres Silvia Albano, ngjarje që po hetohet nga prokurori.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?