Liderët e botës u mblodhën sot në qytetin Sharm el-Sheikh të Egjiptit, aty ku firmosën Marrëveshjen e Paqes për Gazën. Por për, ekspertin për Çështjet Ndërkombëtare, Marlind Laçi në Gaza s’do ketë paqe.
I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report tv, ai tha se, plani i presidentit Donald Trump, s’është i qartë se si do të ndërtohet shtetit i Palestinës.
‘Nuk do të ketë paqe sa kohë palestinezët privohen nga krijimi i shtetit të Palestinës. Sa kohë ky plan nuk ofron një zgjidhje të qartë në terren, se si do ndërtohet shteti i Palestinës. Kemi për herë të parë edhe përfshirjen e Turqisë në këto negociata. Palestina tha se duhet që të ketë prani të trupave turke si garanci, që s’do të ketë sulme nga Izraeli. Mund të kemi një përplasje mes shumë shteteve. Ata kanë arritur që të bëjnë gjenocid, sepse janë vrarë 25 mijë fëmijë. Nuk ka një plan se si do të ndërtohet shteti i Palestinës nga do të nis’, tha ai.
Deputeti i PS Etjen Xhafaj, e konsiderojë praninë e ushtrisë turke në Gaza vetëm për arsye gjeopolitike.
‘Ajo që ka ndodhur në Gaza është e tmerrshme. Nuk do të bien dakord palët, problemi që kemi është se ke edhe shtete të tjera që janë dështuar qëllimisht si Libani, apo Siria apo Iraku. Pretendimi i izraelit ështe se janë vrarë 20 mijë militantë të Hamasit. Ky është një proces dhe që ai të vijoj pavarisht se ku do të shkojë. Turqia është aty për gjeopolitikë dhe është një pjesë një pjesë ndërlidhsm e kyçe qoftë për ekonominë dhe influencën që ka në rajon’, tha ai.
Gazetarja Esmeralda Mula, tha se nënshkrimi i marrëveshjes për paqe është hap me rëndsi.
‘Ky është zhvillimi i rëndësishëm që ka ndodhur mes Izraelit dhe Palestinës. Kemi përfshirjen e shteteve të rëndësishme si është Franca dhe Britania e Madhe, Rusia e ka përshëndetur që në fillim dhe është dakord. Rusia dihet që është një aleate e Izraelit ka përshendtur edhe marrëveshjen dhe sot lirimin e pengjeve. Futja në lojë e Turqisë është aleate e amarikës dhe do të jetë garante sepse qetëson izraelin dhe palestinën. Aty do të jetë një komb shumëkombshme. Rindërtimi i gaëz do ta bëjnë arbabët. Hamasi nëse se pranon si tha Trump është koha që Izraeli që të kryejë punën’, tha ajo.
Gazetari Arlind Isa, deklaroi se Izraeli nuk e do praninë e Turqisë në terren.
‘Nuk është aq e shpejtë që të ndodh paqja, është një armëpushim që po mbahet, nuk është paqe e mirfilltë. Ata kanë kërkuar ushtrinë turke në terren, por që është hedhur poshtë nga Izraeli’, tha ai.
Komente
