Politikë

'Edhe pse u mora vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët', Rama për marrëveshjen e pensioneve: Me pasaportën e BE, njihen automatikisht

13 Prill, 16:07| Përditesimi: 13 Prill, 17:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëveshjen me Italinë për pensionet, teksa tha se nëse do të ishim në BE s'do të kishin pritur aq gjatë. Kryesocialisti vlerësoi kryeministrin italiane Giorgia Meloni, së cilës iu referua si motër, pa të cilën s'do të mundësohej kjo marrëveshje. 

“Ju pritët dhe mbasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritet se duhej bërë ligji, do firmoset këtu e atje, histori italiane dhe vetëm përpara tre ditësh është firmosur edhe dokumenti i fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE. ", tha Rama.

Kryeministri shtoi se me pasaportën e BE, tashmë njohja e pensioneve do të jetë automatike. 

"Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo rradha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët."


Lajmi kryesor:

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?


Xh.D/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?