Marrëveshja për 'Zgjedhoren', Eliot Engel: Lista të hapura në një të ardhme sa më të afërme! Vota e emigrantëve brenda 2021

13 Qershor 2020, 07:54| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 13:38

  • Share

TIRANË- Një hap i denjë përpara, e cilëson kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, marrëveshjen politike të arritur për Reformën Zgjedhore, që i mundëson vendit integrimin në Bashkimin Europian. Megjithatë, ai vë theksin që duhet të arrihet vota emigrantëve në zgjedhjet e 2021, e shton se parlamenti ndërsa t'i marrë parasysh të gjithë zërat, duke mundësuar hapjen e listave në një të ardhme sa më të afërme.

“Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve. E rëndësishmja, do t’i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre.

Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë”, shkruan Eliot L. Engel.

Këshilli i Politik arriti një marrëveshje më 5 qershor, e vlerësuar edhe nga ndërkombëtarë. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur dakordësinë e opozitës së re, të cilët kanë theksuar se nëse nuk do të plotësohen kushtet e tyre për depolitizimin e administratës dhe listat të hapura nuk do t'i japin votat në parlament. 

Në marrëveshjen e arritur mes palëve të Këshillit Politik janë identifikimi biometrik ku është rënë dakord që ajo të shtrihet në të gjithë territorin, struktura e KQZ anëtarët e së cilës do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë ndërsa në grupet e numërimit do të jenë dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Ndërsa një nga pikat që ndante palët që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore, nuk do të ketë ndryshime. Megjithatë palët kanë ende për të diskutuar lidhur me financimin e partive, hetimet e krimeve zgjedhore, rolin e policisë në zgjedhje, strukturat e reja të KQZ etj. në mënyrë që deri në përfundim të afatit në korrik të 2020 reforma të jetë gati për miratim.

Postimi i plotë i kongresmenit amerikan

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?