TIRANË- Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni e cilëson si thellësisht anti-kombëtare dhe e thotë qartë që nuk do të japë votën e tij në Kuvend. Ai e quan një marrëveshje turpi, për të cilën shprehet se i vjen në ndihmë vetëm Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por kurrsesi jo shqiptarëve, e aq më tepër për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Edhe pse me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, ku SHBA, BE dhe OSBE e kanë dhënë pëlqimin e tyre, Gjoni shprehet se aty nuk janë reflektuar 3 problematikat kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri që janë listat e mbyllura, vota e diasporës dhe ndryshimi i sistemit. Gjoni i përgjigjet me ironi edhe deklaratës së ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila tha se "topi për zgjedhoren është në fushën e Bashës". Në përgjigjen e tij në kuadër të kësaj shprehjeje, Gjoni shprehet se opozita e re do të jetë "portieri që do ta presë këtë top", ose e thënë ndryshe nuk do të lejojë votimin e kësaj reforme në parlament.
" Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës. Ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi. Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore. (...)Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor", shkruan mes të tjerave Gjoni.
Ditën e djeshme, opozita e re zhvilloi një takim në rezidencën amerikane që ka zgjatur rreth 90 minuta ku ishin tre kryetarët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizi i grupit Demokrat, Nimet Musai i grupit të Pavarur, Edmond Stojku i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, por edhe Rudina Hajdari, që është pjesë e Këshillit Politik që firmosi mbrëmë paktin dhe Ralf Gjoni. Pas takimit, tre kryetarët e grupeve parlamentare dolën bashkë nga rezidenca amerikane nga të cilët foli Myslim Murrizi, i cili prerë dhe qartë u shpreh se reformën zgjedhore se nuk do të votojnë në Kuvend Reformën.
39 deputetët e opozitës në Kuvend kanë deklaruar nuk do ta votojnë pa u plotësuar kushtet e tyre. Përballë faktit se në Kuvend duhen 84 vota, që shumica socialiste nuk i ka e vetme për ta miratuar, mbetet për t'u parë nëse do të ketë një tjetër tentativë nga ndërkombëtarët apo marrëveshja do të kalojë me votën e deputetëve të tjerë në Kuvend që janë jashtë tre grupeve.
Deklarata e plotë
Që të kuptohemi qartë, duhen disa pika mbi i: Do bëja gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë, por kurrë nuk do punoja kundër interesave të popullit tim. KURRË! Pa lirinë e votës, nuk ka demokraci. Pa demokraci, nuk ka asnjë shans të ketë drejtësi!
Teksti i shitur mbrëmë si çelësi i ‘integrimit’ nuk ka asnjë lidhje me reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët dhe me asnjë ‘standart evropian’ në anglisht, italisht apo frengjisht qoftë. Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës. Ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi. Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore.
Teksti nuk e përmend fare votën e diasporës, që ne e kemi kusht në parlament. Ranë dakort që të mos ndryshohet sistemi dhe të mos hapen listat. Pra, këta e thonë hapur se duan të emërojnë deputetët e parlamentit të ardhshëm pa garë, pa rregulla demokratike e pa asnjë debat.
Si përfundim partitë e vërteta ‘opozitare’ kërkuan që militantët partiakë të vazhdojnë numërimin e votave dhe të sigurojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Këta e pranuan hapur mbrëmë, se gjithë kjo nuk ishte krizë demokracie, por thjesht dëshirë për një tender gishtash.
Si e tillë, kjo është një marrëveshje thellësisht anti-kombëtare e cila nuk i shërben interesave euro-atlantike të Shqipërisë. Nëse kjo kalon në parlament, vendi ynë do bëhet gjithnjë e më i thyeshëm ndaj interesave malinje të aktorëve lindorë, islamikë e anti-perëndimorë, sepse ata që kanë tru do largohen prej korrupsionit gjithnjë e më masivisht.
NDAJ, ne na takon t’a presim penalltinë e Lulit dhe t’ia gjuajmë topin mbrapsht me forcë, drejt e në fytyrat e Ramës dhe Bashës & Co. Duhet që shqiptarët e pastër e të pavarur t’a dënojnë këtë paturpësi të pashembullt, ndërkohë që ne do bëjmë maksimumin tonë në parlament për t’a bllokuar. Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor.
Vetëm kështu mund ti afrohemi Bashkimit Evropian, dhe sinqerisht shpresoj që negociatat të hapen sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve.
Vec Nard Noka i jep drejtim kesaj pune.
PërgjigjuPo Ciles force politike i perket ti ore pitkin
PërgjigjuKjo do te ishte gjeja me e mire por kam frike se do te bliheni edhe ju sapo tiu ofrojne dicka.
Përgjigjubravo te qofte po je vetem deri sa te te japin edhe ty nje kocke te lepihesh
PërgjigjuDuro se ka per te gjithe .. vetem populli lepe peqe.. Bejini nje nder ketij mileti, mos flisni me ne ermer te tij...
Përgjigju