Marrëveshja me Italinë/ Anija ‘Libra’ solli në Shëngjin 8 emigrantë, 2 kthehen në Itali, 6 në kampin e Gjadrit

8 Nëntor, 18:37| Përditesimi: 9 Nëntor, 09:18

  • Share

Lezhë- Do të kthehen në Itali 2 nga 8 emigrantët që u sollën sot në mëngjes në Shëngjin me anijen 'Libra' . Dy emigrantët janë futur në kategorinë 'vulnerabël'.

Ndërsa 6 të tjerë kanë hyrë në kampin e Gjadrit. 

Anija “Libra” e marinës italiane, me 8 emigrantë në bord; 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi, zbarkoi sot rreth orës 8:00, (8 Nëntor), në Portin e Shëngjinit.

Pas procedurave brenda anijes, në orën 09:00, emigrantët zbritën grupe-grupe dhe u vendosën në qendren pritëse brenda portit të Shëngjinit. Aty kryhet identifikimi dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus emigrantët dërgohen në kampit e Gjadrit. Operacioni zhvillua nën masa të sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.

Ora 19:19
Marrëveshja me Italinë, 2 emigrantë kthehen drejt Italisë, 6 futen në kampin e Gjadrit

Kanë mbërritur në kampin e Gjadrit 6 nga 8 emigrantët afrikanë të cilet zbarkuan mengjesin e sotëm në Shëngjin.

Dy prej tyre kane rezultuar me probleme dhe janë kthyer drejt Italisë, ndërsa 6 të tjerët do i nenshtrohen procedurave në kampin e Gjadrit.

Transporti i emigrantëve është bërë me autobuz nën masa të rrepta sigurie.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?