Matteo Renzi

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, ish-kryeministri italian ‘skeptik’: Tingëllon si reklamë! Deri tani Meloni ka dërguar vetëm turistë atje

7 Nëntor 2023, 08:16| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 08:31

  • Share

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka reaguar lidhur me marrëveshjen mes Melonit dhe Ramës për ndërtimin e 2 qendrave të strehimit në Shqipëri për të menaxhuar fluksin me të cilin po përballet qeveria italiane.

Renzi u shpreh skeptik lidhur me këtë marrëveshje, duke deklaruar se deri tani Meloni vetëm turistë ka dërguar në Shqipëri. Ai tha se zgjidhja e vetme është që këta emigrantë të paligjshëm q kalojnë Mesdheun, të dërgohen në punë ndërsa çdo gjë tjetër tingëllon më shumë si reklamë.

“Le të shohim nëse kalojmë nga fjalët në veprime. Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet dhe ka dyfishuar uljet. Për momentin në Shqipëri Meloni na ka dërguar turistë vetëm këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Ruajini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike". Kështu është shprehur lideri i “Viva Italia” Matteo Renzi.

Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italiano: 07/11/2023 09:19

    Po ca duhet te dergoj o pler dreqi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?