Nga sot, 1 Maj, rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet nga Shqipëria dhe ato nga Kosova nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit të kaluar veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.
Udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë kanë afat deri sot që të paraqesin dokumentet e identifikimit për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve. Në ditët e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të qarkullimit në të dyja anët e kufirit.
Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë dhe efikas në doganë.
Komente
