Edi Rama

Politikë

Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Nuk është aleancë për të hapur luftë! Hall kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 12:29| Përditesimi: 28 Shtator, 12:31

  • Share

1759055470_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për Klan Kosova, ka komentuar dhe marrëveshjen trepalëshe të nënshkruar këtë vit në fushën e mbrojtjes me Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Rama u shpreh se kjo aleancë nuk është për të hapur luftë apo për të sulmuar një tjetër palë, por është një marrëveshje e nënshkruar mes 3 vendeve demokratike për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes.

Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama.


Lajmi kryesor:

‘Kosova nuk duhet të shohë nga Beogradi', Rama ‘këshilla’ Kurtit: Përmbushni obligimet për BE-në! Serbia kurrë mos i bëftë


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?