Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar dje në Tiranë një marrëveshje tripalëshe ushtarake.
Lidhur me këtë marrëveshje është diskutuar edhe ditën e sotme, në emision 'Sot Live në Shqiëri' në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku eksperti i Sigurisë Drizan Shala tregoi se çfarë synon ajo, ndërsa e cilësoi me rëndësi strategjike.
‘Është një marrëveshje që ka rëndësi të veçantë strategjike duke marr për bazë ndryshimet gjeopolitike dhe një shpërqëndrim nga rajoni i Ballkanit perëndimor duke parë intensitetin e avancimeve ushtarake në pjesën e Serbisë e cila është edhe promotore e zhvillimeve që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëmndimor, shtetet anëtare dy të NATO dhe një që synon të jetë, arritën pas më shumë se 16 muaj negocime arritën që të bëhet kjo marrveshje që ka bashkëpunimin mes 3 vendeve dhe avancimi në industrinë e mbroijtjes', tha ai.
Ai tha se Kosova përfton shumë nga kjo marrëveshje. Sipas tij, Kosova nis rrugëtim historik për të krijuar lidhje të tjera.
‘Kosova fiton shumë nga kjo marrëveshje, sepse do të krijohet një qëndrueshmëri operacionale dhe në anën tjetër bashkimi me Shqipërinë. Por që nuk duhet që të ndalet vetëm me kaq, ne duhet të shohim edhe vende të tjera të BE që mbase duan që të jenë pjesë e një aleance të tillë. Kosova nis rrugëtim historik për të krijuar lidhje të tjera', tha ai.
Ai tha se në Kosovë është votuar edhe një marrëveshje me SHBA në aspektin ushtarak.
‘Para kësaj marrëveshje kemi propozuar dhe votuar unanimisht një marrëveshje edhe me SHBA në aspektin ushtarak pra jemi duke hyr në një trajektore të rëndësishme e cila ka si qëllim mbështetjen e Kosovës drejt integrimit euroatlantik si edhe për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës’, tha ai.
Komente
