Marrëveshje bashkëpunimi mes TK-së dhe UA-së, Hervin Çuli: Në shtator ringremë studion e të rinjve

27 Qershor 2019, 16:21| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 16:54

  • Share

Ministria e Kulturës në kuadër të “Paktit me universitetin” ka nënshkruar sot një tjetër marrëveshje mes tre institucioneve teatrore në vend edhe Universitetit të Arteve për më shumë bashkëpunim mes palëve. Ky bashkëpunim ka si qëllim që të sjellë zhvillimin progresiv të artit dhe kulturës, duke promovuar kapacitete të reja krijuese dhe artistike. Universiteti i Arteve, do t’ju përgjigjet thirrjeve dhe njoftimeve të Teatrit Kombëtar, duke përcjellë të gjitha informacionet tek studentët (e Fakultetit Skenik) dhe duke ju përgjigjur TK-së në formë zyrtare.

“Amanetin e pedagogëve tanë edhe dëshirën e atyre që janë tani në arte po e vëmë në vend. Nëse Akademi për të mësuar duhet të paguash ca lekë, ndryshe ndodh në TKES. Në shtator lëvizjet që do të ndodhin për fëmijët një vjeç plus, besoj se do të jenë kontribut i artistëve të rinj. Ne bëjmë vetëm detyrën e shkollës, nuk kemi asnjë meritë. Në këtë hapje të madhe, do të ishte mirë që edhe Akademia të ishte pak e hapur ndër autoriteteve të institucioneve, sidomos ndaj TK”, shprehet Kiço Londo, drejtor i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Edhe drejtor i QKKFTK, Fatjon Sulstarova, tregon se institucioni që ai drejton krijon mundësi shumë të mira për artistët e rinj.

“Ne ofrojmë mënyra shumë të mira, ku studentët mund të përdorin të gjitha hapësirat që ka institucioni ynë. Mund të bëjnë shfaqje. Mendoj se studentët gjatë viteve të ardhshëm mund të jenë edhe dublantë të shfaqjeve, mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë”, vijon ai.

Drejtori i TK-së, Hervin Çuli, shton se bashkëpunimi ka ekzistuar përherë, por kësaj here është i rëndësishëm sepse është zyrtarizuar

“Bashkëpunimi ka qenë, por ne e kemi çuar në një shkallë më tepër. “Pakti me Universitetin” do të na bëjë që të jemi më të vëmendshëm drejt elementëve të reja. Do të ringremë në shtator studion e të rinjve, pranë TK, ku do të lancojmë për tregun shqiptar prodhimet më të mira të studentëve, këtë do ta bëjmë me fondin e TK-së dhe MK-së”.

Teatri Kombëtar do të ofrojë stazhe edhe praktika për studentët e Universitetit tё Arteve dhe do shfaqë pa efekt financiar në sallën e vogël Arturbina pa cenuar kalendarin e tij artistik, dy shfaqjet më të mira mbrojtje diplome që do t’i komunikojë Universiteti i arteve.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?