Policia e Shtetit dhe Rezidenca Studentore Universitare Nr.1 kanë shkruar një marrëveshje bashkëpunimi për akomodimin e studentëve që ndjekin Akademinë e Sigurisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtorin e Rezidencës Studentore, Olsi Shahini.
Marrëveshja, në prag të vitit të ri akademik, synon të promovojë kushte sa më të mira studimi, konform standardeve europiane, nëpërmjet akomodimit të studentëve, në ambientet e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 Sh. A.
Ky akt ka si objekt pagesën nga Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, e tarifës mujore të akomodimit të studentëve në këtë rezidencë.
Drejtori Proda theksoi se ky bashkëpunim do të jetë një ndihmë e madhe për studentët e Akademisë së Sigurisë, si dhe një formë mbështetjeje dhe inkurajimi në rrugëtimin e tyre për t’u bërë punonjës policie.
Nga ana tjetër, Shahini vlerësoi se subjekti që ai drejton do të bëjë më të mirën që studentët e Akademisë së Sigurisë të kenë ambiente të përshtatshme, të cilat plotësojnë nevojat e tyre studentore.
Komente
