Bonuci dhe Higuain

Marrëveshje e arritur: Bonucci rikthehet tek Juventus, Higuain e Caldara te Milan

1 Gusht 2018, 19:00| Përditesimi: 1 Gusht 2018, 19:02

  • Share

Nuk është zyrtare, pasi mungojnë firmat mbi kontratë, por ka ardhur shtrëngimi përfundimtar i duarve mes palëve.

Gonzalo Higuain do të veshë fanellën e Milan, bashkë me të edhe Mattia Caldara, që do të shkëmbehet me Leonardo Bonucci, i cili do të kthehet të veshë fanellën e Juventus.

Shkëmbimi i bujshëm në aksin Milano-Torino u mbyll me sukses në pasditen e sotme. Higuain kaloi te Milan për një huazim me vlerë 18 milionë euro dhe kuqezinjtë do të paguajnë edhe 36 milionë euro të tjera në verën e ardhshme nëse duan të mbyllin blerjen përfundimtare.

Ndërkohë, mes Caldara dhe Bonucci ka pasur një shkëmbim kokë më kokë. Milan, Juventus dhe futbollistët e kanë arritur marrëveshjen, tani mbetet vetëm që futbollistët të firmosin. Nesër mund të kemi prezantimet e palëve.

Higuain do të marrë te Milan të njëjtën pagë që merrte Bonucci, 7.5 milionë euro neto në sezon. Kjo ishte tema e fundit e diskutimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?