Ndërsa zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do zhvillohen më 12 prill, për herë të parë në historinë e shtetit të ri është nënshkruar një koalicion parazgjedhor mes një partie maqedonase dhe një partie shqiptare.
Lideri i LSDM-së, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe lideri i Besës, Bilal Kasami kanë firmosur koalicionin parazgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të muajit prill.
Pas nënshrimit lideri i ‘Besa’ i bëri apel votuesve shqiptarë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike kurse Zaev tha se bashkë me ‘Besën’ do ndërtojnë një shtet edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe vllehët.