Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar se Britania po kërkon që të hapë qendra për emigrantët e paligjshëm në disa vende të Ballkanit, mes tyre edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri edhe një herë të qartë se një marrëveshje të tillë s’do të ketë me asnjë vend tjetër veç Italisë. Përgjigja e Ramës erdhi gjatë konferencës me kryeministrin britanik Starmer, duke thënë se Shqipëria është besnike e martesës me Italinë.
"Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri", tha Rama.
"Po e diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore, të re, të rëndësishme dh është në përputhje me punën që kemi bërë për emigracionin, numrin rekord të kthimeve dhe dua ti shtojmë këto qendra kthimi dhe në kohën e duhur do jap edhe hollësi të mëtejshme", u shpreh Starmer.
Lajmi kryesor:
Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)
SI.E./r.k./ReportTv.al