Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, janë të ngushta dhe vijnë duke u forcuar gjithnjë e më tepër. Kjo u theksua fort nga ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoru, i cili tha në Report Tv se edhe vizitat e liderëve të dy vendeve kanë çuar edhe më tej bashkëpunimin ku janë lidhur shumë marrëveshje të përbashkëta. Ambasadori tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendet aktualisht janë rreth 800 milionë dollarë, por synimi i tyre është që t'i çojnë në 1 miliardë dollarë.
Gjithashtu sipas ambasadorit, kompanitë turke që operojnë në Shqipëri kanë punësuar rreth 15 mijë shqiptarë, ndërsa shtoi se fokusi aktualisht është në projektet e zhvillimit të turizmit.
"Ka shumë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, marrëdhëniet Shqipëri-Turqi po vijnë duke u diversifikuar dhe forcuar me kalimin e kohës. Marrëdhëniet janë të zgjeruar si në ato tregtare, arsimore dhe nëse fokusohemi tek vizita e shkëmbyer mes dy lidershipëve tanë u është dhënë edhe më shumë ritëm dhe forcim të vullnetit për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Marrëdhëniet tregtare kanë shkuar deri në 800 milionë dollarë me rritjen edhe më shumë të bashkëpunimit, po tentojmë ta rrisim edhe më tej dhe synimi ynë është ta çojmë deri në 1 mld dollarë. Turqia është një nga investitorët më të rëndësishme në Shqipëri dhe të gjitha kompanitë turke që punojnë këtu kanë punësuar rreth 15 mijë shqiptarë. Këto raporte tregtare duhet të shtohen edhe më tutje. Fusha e turizmit duhet të rritet bashkëpunimi. Turizmi është kyç për vendin dhe rritja e kësaj do të kontribuojë në ekonominë e vendi dhe kemi disa marrëveshje bashkëpunimi në disa projekte. Turqia është mike e Shqipërisë në çdo nevojë të saj", tha ambasadori për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ambasadori turk në Tiranë për Report Tv: FETO 'helm vdekjeprurës' që cenon seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve, rrezik edhe për sigurinë tuaj! Ka element të saj që veprojnë këtu
//ReportTv.al