Historia e Ukrainës është një ndër historitë më të dhimbshme e një populli që ka më shumë se 500 vjet që bën beteja për të qenë i pavarur e sovrane si shumica e popujve të tjerë.
Fati i keq i popullit ukrainas është se gjithmonë në etapat historike është rrethua nga perandori që kishin dominimin jo vetëm të zonës, por edhe të Botës.
Në lidhje me Ukrainën dhe për shkak të konfliktit, sigurisht se ka shumë të pa vërteta, shumë shtrembërime, disinformim dhe shumë interpretime historike që në fakt në panoramën e përgjithshme duan të dëshmojnë një të pavërtetë të madhe sikur populli Ukrainës nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe ajo ka qenë gjithmonë Rusi.
Në fakt nuk është aspak kështu. As termi që duan të interpretojnë sikur duan Rusia di Kyiv (shekulli X-XII) duke interpretuar në mënyrë banale termin “Rusia e Kiev” nuk është aspak kështu. Në realitet kjo periudhë njihet si jeta shtetërore e jo rusëve, por e sllavëve lindor dhe duhet të konsiderohet si një moment historik në vete për shumë arsye dhe më e rëndësishmja është pushtimi mongol. Rus në rastin konkret nuk ka asnjë lidhje me termin Rusi apo rusët. “Rus” është termi më të cilin sllavët thirrni popullatat skandinave duke ju referuar kryesisht vikingëve.
As Leopoli nuk ka qenë pjesë e Rusisë siç pretendojnë sot. Pas mbarimit të Luftës II, territori i Bashkimit Sovjetik u rrit edhe falë fitoreve. Kështu Leopoli që kishte qenë më parë pjesë e Austrisë, pastaj e Polonisë bëhet pjesë e perandorisë së Stalinit.
Populli i Ukrainës është ndër popujt që ka luftuar më shumë se kushdo për të qenë i lirë, pavarur dhe sovran. Përpjekjet për pavarësinë kanë qenë të vazhdueshme derisa e bënë realitet me 24 gusht 1991. Me 1 shtator 1991 është bërë referendum për pavarësinë dhe ka fituar me më shumë se 90%.
Një konflikt nuk kuptohet vetëm përmes analizës së historisë, që sigurisht është e rëndësishme dhe historia e Ukrainës është një histori e vazhdueshme përmes sfidave të mëdha drejt pavarësisë.
Megjithatë, sot kemi një realitet krejt tjetër dhe kjo falë luftës që është në vazhdim. Kemi mijëra Ukrainës që tashmë kanë humbur jetën për flamurin e tyre dhe nëse do të kishte qenë më i dobët në të kaluarën ndjenja e patriotizmit ajo tashmë është më e fortë se kurrë. Për shkak të luftës është e vështirë që të ketë një marrëdhënie vëllazërore si më pare më popullin rusin dhe me Rusinë.
Paqet që vijnë me ndryshimin e kufijve dhe këto të fundit nuk janë për shkak të vullnetit, por përmes të imponimit të forcës me luftë, nuk janë paqe të sinqerta dhe afatgjatë, por janë gjithmonë të përkohshme, sepse ndjenja e hakmarrjes është e madhe, ajo do të trashëgohet brez pas brezi si një padrejtësi që duhet rregulluar.
Nëse, paqen me Ukrainën e mendojnë përmes çmimit të lëshimit të territoreve, ajo do të jetë një paqe e përkohshme, një pushim deri në nisjen e një konflikti të ri.
Edhe nëse Zelensky do të jetë dakord për këtë paqe, populli i Ukrainës nuk do të jetë asnjëherë dakord dhe do e lënë amanet brezat që vijnë që një ditë përmes luftë të rimarrin atë që ju takon.
Komente
