Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, ministri i infrastrukturës Aliu në '5 pyetjet': Në të ardhmen, do diskutojmë për mjedisin dhe zhvillimin e agorturizmit

20 Qershor 2022, 22:43| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 22:59

  • Share

Nisur nga marrëveshjet të cilat u nënshkruan ditën e sotme në takimin e 8-të mes dy qeverive Kosovë- Shqipëri, i ftuar mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet nga Babaramo', ministri i infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu u shpreh mjaft pozitiv për mbledhjen.

'Mbledhja jashtëzakonisht e mirë, për shkak se flasim dhe për sukseset që kishim  bërë për vitet e kaluara. Bashkëpunimi dy qeverive do të sjellë rezultate.'- tha Aliu në Report Tv.

I pyetur për hekurudhën e cila do të lidhet me regjionin në kufi të Prishtinës, ministri u shpreh se lidh zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

'Mendohet që porti i Durrësit që do të zhvillohet  e cila hidhet me pikë hekurudhore e cila do lidhet me regjionin në kufi të Prishtinës. Do të krijojë një varësi mes portit të thatë të Durrësit dhe Prishtinës. Sjell zhvillim ekonomik për të dyja vendet, portit ja rrit volumin e mallrave. Portit të Durrësit mund ti bashkohet porti i Tivarit për të arritur në Sofje apo Shkup, apo drejt Evropës më shpejt.' - u shpreh ai.

Ministri foli edhe rreth një 'axhendë' që dy vendet pritet të kenë në vijim ku tha se marrëveshjet do të shtrihen edhe në mjedisi, zhvillim e agroturizëm.

'Në mbledhjen e ardhshme të qeverive presim që të kemi marrëveshje me mjedisit dhe zhvillimin e agorturizmit dhe veprimtari të tjera të zhvillimit ekonomi. Mendoj që Mirela Kumbaro të mund të diskutojmë marrëveshje për ujërat, mjediset, parqet nacionale.

Ti kemi të ndërlidhura që komunikimi ndërmjet dy vendeve të bëhet sa i lirshëm. Ideja është të kemi marrëveshje të realizueshme. Kjo pa në mbledhjen e sotme që është mjaft e mirë që inkurajon. Mund të kemi marrëveshje të tilla qoftë nga infrastrukturës po ashtu do të jenë edhe nga fusha e mjedisit dhe nga planifikimi i territorit. '- tha ai.

Batuta e Ramës lidhur me marrëdhëniet e mira mes ministrit të Kosovës dhe homologeve të tij në Shqipëri u cek edhe në '5 pyetjet' ku Aliu zbuloi 'sekretin' që lidhej me gatishmërinë dhe vullnetin nga të dyja palët.

'Sekreti është gatishmëria dhe vullneti nga të dyja palët kam pasur komunikim dhe vazhdo të kem komunikim të mirë.

Ka pasur komunikim jashtëzakonisht të lehtë pa hezitim për diçka.'- tha ai ndër të tjera.

Në mesin e 19 marrëveshjeve u njoftua se skema e sigurimeve shoqërore do të hyjë në fuqi prej 1 korrikut, rrugdërkufitët në fshatrat nare do investohen në të dyja anët e kufirit, mjekët do kenë mundësi punësimi, licencat e avokatëve do të njihen nga të dyja vendet, projekti madhor në albanologji do të bëhet me bashkëfinancim, ndërsa jashtë këtyre marrëveshjeve, kryeminstri Rama deklaroi se do të kërkohet abetare e unifikuar për shqiptarët në vendet e tjera të Rajonit.

Marrëveshje u nënshkrua edhe për gjendjen civile, ku do të bëhet shkëmbim në kohë reale ndërmjet dy vendeve. Mes 19 marrëveshjeve, Shqipëria e Kosova nënshkruan edhe ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë me bashkëfinancim, që do të kushtojë rreth 1 milionë e 980 mijë euro.

Në kushtet e krizës, Shqipëri-Kosovë nënshkruan marrëveshje edhe për Tecin e Vlorës, nga i cili të dyja palët do të përfitojnë gazin natyror, por edhe marrëveshjen për shkëmbimin e energjisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?