Ditët me diell të fillimit të marsit i kanë lënë vendin reshjeve të shiut. Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të dobëta.
Më tej Gjoni shtoi se në Shkodër ku lagjet kanë probleme më sistemit të kullimit do të ketë edhe përmbytje të vogla.
Për ditën e mërkurë temperaturat do të pësojnë një rritje të tyre.
Në zonat bregetare 14 deri në 19 gradë
Në zonat e ulëta 13 deri në 21 gradë
Në zonat malore 10 deri në 18 gradë
Në fund Gjoni tha se të premten në zonat e ulëta temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 24 gradë.
Komente
