Elvana Gjata dhe Noizy

VIP & Spektakël

Marrin fund 'hatërmbetjet' mes Noizyt dhe Elvana Gjatës, veprimi që bënë pas koncertit të madh

16 Gusht 2022, 08:42| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 08:56

  • Share

Reperi i njohur Noizy duket se ka sqaruar hatërmbetjet me të gjithë kolegët e tij para se të bënte koncertin e madh “Alpha Show” në sheshin ‘Nënë Tereza’. Mes tyre ishte dhe Elvana Gjata, të cilën e ka sharë në një prej këngëve të tij rreth 14 vite më parë sepse këngëtarja ishte pjesë e Babastars.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Noizy zbuloi se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.

Ata tashmë janë kthyer në miq dhe kolegë shumë të mirë. Kjo u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës, që erdhi fill pas koncertit të  Noizy-t. Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”. Më pas Noizy e ka ripostuar story-n, ku e ka cilësuar Elvana Gjatën si “ikonë.”

Postimi në Instagram

/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?