Foto nga zjarri në Gjirokastër

Kronikë

Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari

27 Maj, 21:53| Përditesimi: 27 Maj, 22:30

  • Share

Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, Njësia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, rreth një orë më parë. Sipas burimeve për Report Tv flakët janë konstatuar në një zonë të thellë dhe të vështirë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke vështirësuar ndjeshëm punën e forcave të emergjencës.

Pavarësisht terrenit të vështirë, zjarrfikësit e Memaliajt kanë mundur të neutralizojnë flakët duke përdorur mjete rrethanore, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të tjera me bimësi të dendur.

Zjarri ka shkrumbuar rreth dy dynym kullotë, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bari që ndodhej në afërsi të vendngjarjes. Megjithatë, burime nga policia bëjnë me dije se këto janë ende vetëm dyshime dhe hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin e mundshëm të zjarrvënies.

Autoritetet lokale apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët, sidomos gjatë stinës së verës, kur rreziku për zjarre në natyrë është i lartë.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?