Marrja e aksioneve/ Hetimi për 'Blue Eye Water', firmat dalin false

1 Gusht 2019, 07:15| Përditesimi: 1 Gusht 2019, 07:32

  • Share

Një kompani uji në Sarandë e quajtur “Blue Eye Water” që dyshohet se është tjetërsuar duke përdorur dokumenta të falsifikuara, i është hequr nga administrimi biznesmenit Bashkim Shalla, duke ju lënë në ruajtje trashëgimtarëve ligjorë të biznesmenit të ndjerë Donald Shena. Prej 13 majit 2019 kjo kompani uji është vënë në sekuestro nga prokuroria e Tiranës. Por dy muaj pas këtij vendimi, sërish prokuroria e Tiranës, ka marë një vendim tjetër, ku nëpërmjet gjykatës së kryeqytetit ka urdhëruar që kontrolli i kësaj kompanie uji dhe pronat e saj, të mbahen në ruajtje nga familjarët e Donald Shenaj. Nisur nga kjo situatë administratori, i kësaj kompanie Bashkim Shalla, duhet të dorëzojë kontrollin e kompanisë së ujit, dhe mbi këtë pronë që ndodhet në Sarandë, të veprojnë trashëgimtarët e biznesmenit Shenaj. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” administrator Bashkim Shalla, ka pohuar se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe s’kishte ende një vendim gjyqësor të tillë.

Ky vendim për ti besuar administrimin e kësaj kompanie uji, familjareve të Shenaj ka ardhur pasi prokuroria e Tiranës është njohur me aktin e ekspertimit grafik, ku ka rezultuar se prokura e lëshuar para vdekjes nga Donald Shena për shtetasin amerikan Thomas Prousalis, ishte e falsifikuar. Kjo vërtetohet nga përgjigjia e ekspertizës së 5 qershorit 2019 ku eksperti kriminalistik ka konkluduar në përfundimin se: ”…nënshkrimi në emër të shtetasit Donald Shena në dokumentin objekt ekspertimi “Power of attorney” i datës 7 mars 2016 paraqitur nga Amerikani Thomas Prousalis, nuk është nënshkrimi origjinal i Donald Shena, krahasur me modelet e lira të nënshtrimeve të tij.

Ky nënshkrim përmban elemente grafikë të natyrës imituese…”-thotë eksperti i laboratorit kriminalistik. Gjithashtu eksperti ka konstatuar firmat falso të Donald Shena edhe tek një dokument i dytë i datës 2 maj 2016 që mban mbishkrimin “Agreement To Perchase Securities”. Nisur nga këto kushte, thotë prokuroria e Tiranës, kemi të bëjmë me flasifikimin e dokumentave dhe prokurës që është bërë shak për transferimin e aksioneve nga Donald Shena tek dy amerikanët Craing Francis Ëhite, John Alfred Obrien. Për këtë çështje në muajin Maj 2019 është marë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, amerikani Thomas Prousalis. Nëpërmjet firmave të tij janë bërë ndryshime të pronësisë në kompaninë “Blue Eye Watër”, ndryshime këto që dyshohet se janë kryer në mënyrë fiktive. Thomas Theodore Prousalis që rezulton në dokumentat e kompanisë “Blue Eye Water” që të ketë firmosur për tre persona, për Donald Shenaj dhe dy amerikanët Craing Francis White, John Alfred Obrien. Gjatë dëshmisë së tij të dhënë në prokurori, Thomas Theodore Prousalis, ka treguar se i ndjeri Donald Shena, ka mashtruar dy shtetasit Amerikanë Craing Francis White, John Alfred Obrien, të cilët zotërojnë në amerikë kompaninë mëmë “Blue Eye Water” INC. Prokuroria e Tiranës prej vitit 2018 ka nisur procedimin penal nr. 4327/1 për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, ku siç mësohet nga burimet pranë prokurorisë në këtë dosje po verifikohet pozicioni penal i biznesmenit Bashkim Shalla dhe tre amerikanëve Craing Francis White, John Alfred Obrien, Thomas Theodore Prousalis.

Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, të cilët dyshohet se kanë përpiluar një sërë dokumentash të dyshimta, nga ku më pas janë bërë aksionerë të vetëm të kompanisë “Blue Eye Water” në Shqipëri, duke spostuar pronarin e vetëm të kësaj kompanie Donald Shena, i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin Amerikan. Sipas prokurorisë dyshohet se pas kësaj administratorit Bashkim Shalla, dhe dy personave të huaj Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, automatikisht i lindi e drejta për të kontrolluar të gjitha pronat e blera nga Shena në fshatin Krongj të Sarandës.Por tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim i thelluar në prokurorinë e Tiranës, e cila pak kohë më parë i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të shtetit në Delaware në Amerikë, duke kërkuar informacion mbi kompaninë amerikane “Blue Eye Water INC” dhe dy shtetasit Craing Francis White dhe John Alfred Obrien. Letërporosia e prokurorisë dërguar në SHBA konsiston në kërkimin e informacionit për sa i përket datës kur është themeluar kjo kompani si dhe verifikimin e hyrjes apo daljes në sistemin kufitar të SHBA të Donald Shena në periudhën kur është nënshkruar një kontratë shitje të kompanisë “Blue Eye Water” në Tiranë.

Komento

Komente

  • xXx: 01/08/2019 09:56

    Po ketij plehres a do ja heqin nenshtetesin amerikane ?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?