Këngëtarja Elsa Lila merr pjesë në “Festivalin e Këngës në RTSH” me këngën “Mars”, e cila vërtetë është një këngë emocionuese që përfshin shpirtërisht dëgjuesin gjatë interpretimit.
Kjo këngë është një kompozim i vetë këngëtares të njohur për publikun shqiptar dhe është dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.
Kënga pasqyron sfidat dhe rrënimin shpirtëror që Elsa Lila ndjeu në periudhën ku u arrestua nga policia italiane, nën akuzën për trafikim droge.
Ndër rreshta, ajo ndan përvojën e saj personale, “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.
Disa muaj më pas, Elsa Lila u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane, por sidoqoftë kjo ngjarje tronditi jetën e saj.
Tjeter nivel komplet kjo kenge. Eshte turp qe nje festival me Juri profesionale te mos e vleresoje. Elsa i beri nder festivalit qe erdhi dhe pruri kete kenge -- duhet te ishte fituesja, jo per cmime e honorare, por sepse eshte nje krijim i paster dhe i denje per muziken e lehte shqiptare. Po hajde e kujt i thua.... Rrofshin tallavate, mediokriteti dhe karagjozlliqet.
PërgjigjuPo ku e kupton ky popull tallava kenget profesioniste
Përgjigjuprandaj kishte vetem bertitje e gerritje
PërgjigjuU desh ky artikull qe te kuptojme nja 2 vargje te kenges.Kjo kenge , po ashtu si ajo e vitit te kaluar,jane krejt te pakuptueshme.
Përgjigju